Neville: Do ta mposhtim Chelsean edhe pa Rooneyn

dardanmiftari | Saturday, April 03, 2010 | 0 Komente

Sipas veteranit Gary Neville, Manchester Unitedi mund të mposhtë Chelsean edhe pa sulmuesin kryesor, të lënduarin Wayne Rooney, në ndeshjen vendimtare për titullin e Ligës Premier.
“Ne nuk dëshirojmë lëndime, sidomos te lojtarët më të mirë. Rooney do të na mungojë, sepse ai ishte në një formë shumë të mirë, por ne kemi njerëz ta gatshëm për të dhënë më të mirën për klubin edhe nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.
“Ne kemi pasur lojtarë të mëdhenj që nuk luajtën në ndeshjet e mëdha edhe në të kaluarën. Ne kemi hyrë në ndeshjet vendimtare pa tre lojtarë kyç dhe ka ndodhur që t’i fitojmë ato”.
“Chelsea do të përballet me mungesa. Tek ata mungon Essien dhe Ashley Cole. Të gjitha klubet përballen me lëndime të natyrave të ndryshme dhe klubet duhet t’ia dalin disi. Nuk dyshoj aspak se ndeshja e të dielës është ndeshja vendimtare e këtij sezoni”, përfundoi Neville.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...