Arteta: Evertoni do të luftojë për top 4 sezonin e ardhshëm

dardanmiftari | Wednesday, April 28, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Evertonit, Mikel Arteta, është i bindur se ata do të mund të luftojnë për top katërt sezonin e ardhshëm.
Arteta beson se gara më e mirë evropiane është një cak real për ekipin e trajnerit David Moyes.
“Mendoj se jemi mjaft të mirë për të arritur në top katërsh. Por ndoshta nuk është mirë për ne ta themi këtë, se nëse nuk do t’i kishim të gjitha këto problemeve sigurisht se do të ishim atje tash. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mbajmë secilin në formë fizike. Pastaj duhet vërtet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjërat e duhura”, ka thënë Arteta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...