Finalja, ëndërr për Interin, fiksim për Barcën
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pohuar se Barcelona është e fiksuar për të arritur në finalen e Madridit këtë sezon, përderisa për skuadrën e tij kjo mbetet vetëm një ëndërr.
“Ne e kemi ëndërr finalen e Ligës së Kampionëve, por për Barcelonën është fiksim. Kjo është diferenca. Një ëndërr është më e pastër se një fiksim. Ka krenari në ëndërr, çdo kund në botë. Për Barcelonën ishte ëndërr të arrinte në finalen e Romës, por finalja e Bernabeut është një obsesion për ata”.
“Sneijder është mirë dhe do të luajë. Do të shohim gjatë ndeshjes nëse ai do të mund të luajë 90 minuta. Ai ka ende një problem të vogël, por i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të luajtur dhe nuk dyshoj në të”.
“Barcelona është një top-ekip me top-lojtarë dhe top-trajner. Ata e kanë filozofinë e njëjtë me vite të tëra, por në të njëjtën kohë është një ekip që është adaptuar. E kemi parë Ibrahimovicin dhe Messin të luajnë në pozita të ndryshme. Është një ekip me shumë diversitet në lojën e tij. Ne kemi mënyrën tonë të të luajturit, por ne po mendojmë për vete. Nuk na intereson si do luajnë ata”, deklaroi Mourinho në konferencën e rregullt për shtyp para takimit.
Category: Futboll
0 Komente