Guardiola: Le ta sulmojmë Interin

dardanmiftari | Wednesday, April 28, 2010 | 0 Komente

Edhe Pep Guardiola iu bashkëngjit grupit të shtabit teknik të tij në deklaratat rreth ndeshjes kthyese ndaj Interit në Camp Nou, duke thënë kësaj radhe se Barcelona po mendon se si ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe se si ta sulmojë Interin.
“Interi është ekip i jashtëzakonshëm. Të gjithë po flasin shumë për ne, por asgjë për Interin. Ne duhet të kontrollojmë posedimin e topit dhe të sulmojmë më shumë se në ndeshjen e parë. Ne jemi të kënaqur, është kënaqësi të luajmë në këtë takim, dua t’ua bëj me dije lojtarëve se është privilegj, një nder që nuk do të përsëritet. Unë dua që ata të kënaqen dhe unë dua që tifozët ta konsiderojnë këtë si festë”.
“Nuk e di nëse do ta rikthejmë rezultatin. Ne duam ta arrijmë finalen dhe kemi një ekip mjaft të mirë për ta bërë këtë, por kurrë nuk kemi thënë se kjo është punë e kryer. Në Milano shënuam golin e parë por më pas dështuam ta shënojmë të dytin, por kemi edhe 90 minuta për ta ndryshuar këtë”.
“Ne e respektojmë Interin, por nuk po mendojmë se çfarë kemi bërë më parë, vetëm se si ta fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve. Nëse do të kualifikohemi në finale, do të jetë sepse kemi luajtur shumë mirë”, përfundoi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...