Barcelona vrapoi 10 km më pak ndaj Interit

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

“Ne do të vrapojmë derisa të vdesim”, ishin fjalët e Pep Guardiolës para ndeshjes së shumëpërfolur Inter – Barca, ku fajësohet gjyqtari portugez për humbjen e Barcelonës.
Sidoqoftë, e përditshmja madrilene, Marca, ka hedhur në dritë fakte se Barcelona vrapoi 10 kilometra më pak ndaj Interit (104.11 km) se sa ndaj Arsenalit (113.91 km).
Pesë lojtarë të Barcelonës vrapuan më pak se në takim ndaj Arsenalit, duke filluar nga Daniel Alves (-1.11 km), Busquets (-1.64 km), Xavi (-1.24 km), Pedro (-1.36 km) dhe Zlatan Ibrahimovic (-1.87 km).
Arsyet se pse Barcelona vrapoi aq pak në këtë takim mund të jenë të ndryshme. Ndoshta mund të ketë ndikuar udhëtimi 14-orësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...