Lampard në mbrojtje të Terryt
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se kapiteni i ekipit John Terry nuk duhet të marrë kritika për kartonin e kuq kundër Tottenhamit.
Mbrojtësi anglez u kritikua shumë për përjashtimin e tij në White Hart Lane, dhe më pas edhe menaxheri Carlo Ancelotti pranoi se kapiteni e kishte ‘humbur kontrollin. Por Lampard ka dalë në mbrojtje të Terryt dhe thotë se ai ka një karakter të fuqishëm.
“John Terry dëshiron të fitojë dhe ai është një kapiten i shkëlqyeshëm. Për kartonin e parë të verdhë mendoj se ai pak e arriti topin, por kur e bëri të dytin menjëherë e dinit se kjo do t’i sjellë përjashtimin. Kur luani në kushte të tilla e dini se gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë Lampard.
Category: Futboll

0 Komente