Calciopoli – Interi akuzohet përsëri

dardanmiftari | Wednesday, April 28, 2010 | 0 Komente

Ashtu siç ishte paralajmëruar ashtu dhe ndodhi. Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të martën, është zhvilluar duke nxjerrë në pah telefonata të reja që akuzojnë Interin, por nga ana tjetër Luciano Moggi është detyruar të pranojë se ka biseduar me arbitra.
Claudio Salvagno, një komisioner i lartë i policisë që ishte përfshirë në procesin e hetimit gjatë vitit 2006, është marrë ne pyetje nga prokuroria e gjykatës së Calciopolit në Napoli. Salvagno përmendi disa prej emrave të zyrtarëve të lartë me të cilët Moggi kishte pasur kontakt, duke përfshirë zyrtarë të lartë të policisë, të federatës italiane dhe të shoqatës së gjyqtarëve të Serie A.
Nuk vonoi shumë dhe mbrojtja e Moggit ndërhyri për ta heshtur Salvagnon, duke ia ofruar panelit 10 telefonata tjera që akuzojnë Interin, Bolognan, Parmën dhe Cagliarin.
Pas seancës dëgjimore, Moggi u detyrua të pranojë nën presionin e mediave se ka kontaktuar me gjyqtarët, por ritheksoi se nuk ka bërë asgjë të keqe.
“Unë jam takuar me Massimo De Santis (gjyqtar) në fund të ndeshjes, por kjo nuk ishte e ndaluar. Të tjerët bisedonin me gjyqtarët në pushim të pjesës së parë. Faccheti (presidenti i ndjerë i Interit) njëherë ishte dënuar me suspendim prej tre muajsh, pasi është parë duke biseduar me një gjyqtar pas pjesës së parë”, u shpreh ish-drejtori i Juves.
Seanca e ardhshme dëgjimore do të mbahet më 11 maj dhe në të pritet të merret në pyetje ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...