Ronaldo: Unë dhe Reali me personalitet të njëjtë

dardanmiftari | Wednesday, April 28, 2010 | 1 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai nuk do ta konsideronte dështim këtë vit edhe nëse Reali nuk fiton ndonjë titull, duke shprehur besimin e tij se La Liga në fund do të jetë në dorë të Los Blancos.
“Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur personalisht, por jo dhe kolektivisht edhe pse jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey. Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në La Liga dhe në Botëror. Për mua, mosfitimi i titullit këtë sezon nuk përbën dështim të këtij viti. Unë besoj se mund ta fitojmë La Ligan”.
“Jam i bindur se Real Madridi dhe unë kemi të njëjtin personalitet. Pasi humbas një ndeshje, unë shkoj në shtëpi dhe shpeshherë nuk flas me askënd, as me nënën time, as me familjen. Ata e dinë dhe ekuptojnë këtë reagim. Madje unë kam qarë pasi i humbisja ndeshjet”, u shpreh Ronaldo në një intervistë për Don Balon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. e rinaldo yll bre ma i mir se messi

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...