Fabregas dëshiron të rikthehet për finalen e LK
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, mbetet me shpresa se ai do të mund të luajë përsëri këtë sezon, nëse topçinjtë arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Cesc do të qëndrojë jashtë fushe për gjashtë javë për shkak të thyerjes së këmbës gjatë barazimit 2-2 ndaj Barcelonës. Por, spanjolli shpreson të mund të rikthehet për finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 22 maj në Santiago Bernabeu, nëse Arsenali arrin deri atje.
“Këmba ime është e thyer dhe ndjehem i thyer edhe në brendi. Penaltinë që shënova mund të jetë ndihma e fundit si lojtar i Arsenalit këtë sezon. Por kam një shpresë se ne mund t’ia dalim në Nou Camp, të fitojmë në gjysmëfinale dhe të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve”.
“Kjo mund të jetë shumë, por është ëndërr e imja dhe ajo për të cilën lutem. Kemi qenë aq të bashkuar këtë sezon dhe nuk dua të përfundoj kështu”, ka shkruar Arsenal në kolumnen e tij për The Sun.
Category: Futboll
0 Komente