NBA: Bryant zgjat marrëveshjen me Lakersat
Kampioni i NBA-së, Los Angeles Lakers, ka nënshkruar kontratë të re tre-vjeçare me yllin Kobe Bryant.
Bryant, MVP i finaleve të vitit 2009, është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Lakers dhe 31-vjeçari shihet nga shumica si lojtari më i mirë i periudhës së tij.
“Ne jemi më se të kënaqur që ishim në gjendje të arrijmë marrëveshje dhe të pajtohemi për kushtet e vazhdimit. Kobe ka qenë shtyllë e Lakers për një dekadë duke na ndihmuar të fitojmë katër kampionate të NBA-së dhe të jemi në proces të zhvillimit të një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori”, ka thënë menaxheri gjeneral Mitch Kupchak.
Bryant, i cili është 12 herë pjesëtar i ekipit All-Star, është lojtari më i ri në NBA që ka shënuar 25 mijë pikë. Ai ka një mesatare prej 27.2 pikësh, 5.3 kërcime dhe 5.1 asistime këtë sezon.
Category: Basketboll
0 Komente