Guardola uron Interin

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ndjen keqardhje që blaugranët nuk kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, por thotë se ata tash duhet t’i kthehen kampionatit.
Interi, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, arriti të mbrohet mirë dhe u mposht vetëm me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e mbrëmshme në Nou Camp duke u kualifikuar për në finale me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Guardiola mendon se kartoni i kuq i Thiago Motta kishte efekt negativ edhe për Barcelonën, pasi që nga ai moment Interi mbylli tërësisht lojën.
“Ndjehem keq që nuk do të mund të shkojmë në Madrid. U përpoqëm dhe jemi krenar për këtë. Duhet t’u kërkojmë falje fansave. Mund vetëm ta urojmë Interin”.
“U përpoqëm të gjejmë hapësira dhe ta hapim kundërshtarin. Por, kur ekipi mbrohet me nëntë futbollistë, aspak nuk është e lehtë. Gjithmonë është vështirë dhe goli i Pique erdhi shumë vonë”.
“Kartoni i kuq i Motta ndikoi në lojë, pasi ata u mbyllën dyfish. Milito dhe Eto’o u zhvendosën në krah. Ata kishin një linjë mbrojtëse prej rreth gjashtë futbollistëve”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...