Mourinho: Ishte momenti më i mirë në jetën time

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka përshkruar eliminimin e Barcelonës si disfatën më të lezetshme në jetën e tij.
Pas 45 vitesh pauzë Interi përsëri është kualifikuar në finalen e garës sportive më të madhe në Evropë, pasi nerazurët në Nou Camp u mposhtën me rezultat minimal 1-0.
“Fitorja iu takon të gjithëve që luajtën sonte dhe atyre që nuk ishin në fushë, fansave të cilët vuajtën me ne në Nou Camp dhe fansave të cilët vuajtën në shtëpi. Historinë të cilën e shkruam sonte është diçka të cilën do të duhet t’ua tregojmë nipave tonë dhe jo mediave. Kjo është një ditë e mahnitshme”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Kjo është festa jonë dhe dua të që gjithë fansat të vijnë në aeroport në Milano dhe t’i presin këta djelmosha. Nuk mund ta mendoj gëzimin e tyre pasi të gjithë fansat tanë e kanë ditur se çfarë ndeshje e vështirë na pret. Ishte vështirë me 11 lojtarë, ndërsa edhe më vështirë me 10”.
“Është humbja më e lezetshme në jetën time, por ky ekip ka merituar barazim 0-0. Ky është ekip i heronjve, të gjithë e dhanë gjakun në fushë. Jam krenar me ta”, ka shtuar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...