Interi në finale

dardanmiftari | Wednesday, April 28, 2010 | 0 Komente

Një përballje e Yaya Toure dhe Diego Milito. Të mërkurën mbrëma në Camp Nou, Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar supersfidën kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1-0.
Takim i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1, ashtu që rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 3-2 në favor të Interit.
Nga minuta e parë e takimit, Barcelona ishte skuadër dominuese në fushë dhe loja zhvillohej në gjysmëfushën e Interit. Mirëpo, përkundër këtij dominimi, vendasit nuk arrinin të thyenin mbrojtjen e fortë mysafire, dhe njëherit arritën të krijojnë pak raste.
Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte i Leo Messit, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Julio Cesar (32’).
Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë, ishte përjashtimi i Thiago Mottas me kartonin e dytë të verdhë (28’), megjithatë Blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë dhe pas 45 minutave rrjetat heshtën.
E njëjta skenë në fushë u shfaq edhe në pjesën e dytë, me dominim të plotë të Barcelonës, porse vështirë se thyhej Interi.
Nerazzurrët arritën të bëjnë rezistencë deri në minutën e 84, kur pas një pasimi të Xavit, mbrojtësi Gerard Pique shënoi golin e shpresës për Barcelonën.
Duke qenë se iu nevojitej vetëm edhe një gol për të kaluar në finale, Blaugranët shtuan edhe më shumë presionin para portës së Julio Cesar, mirëpo nuk arritën të realizojnë deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Interi të kalojë në finale.
Në finalen e madhe të Bernabeut, Interi do ta ketë kundërshtar Bayern Munichun që në gjysmëfinale eliminoi Lyonin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...