Interi ruan kreun

dardanmiftari | Saturday, April 03, 2010 | 0 Komente

Autori i dy golave për Interin, Thiago Motta Kampioni në fuqi dhe lideri i Serie A, Interi, ka shënuar fitore 3-0 në Giuseppe Meazza ndaj Bolognas për të ruajtur kreun e tabelës.
Nerazurët kaluan në epërsi pas gati gjysmë ore lojë me anë të Thiago Motta (29’), me të cilin avantazh minimal përfundoi edhe pjesa e parë.
Goli i dytë i Interit erdhi në pjesë të dytë nga Mario Balotelli (52’), ndërsa rezultatin e vulosi Motta me golin e tij të dytë dhe të tretin për ekipin e trajnerit Jose Mourinho, pesë minuta para fundit të takimit.
Interi ruan kreun me 66 pikë, dy më shumë se Roma dhe tre më shumë se Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...