Roma vazhdon presionin ndaj Interit

dardanmiftari | Saturday, April 03, 2010 | 0 Komente

Mirko Vucinic Mirko Vucinic ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për t’i dhënë fitoren minimale, 1-0, Romës në udhëtim te Bari.
Goli i sulmuesit malazias erdhi pas 19 minutash lojë dhe doli të ishte vendimtari për tre pikët e reja të Romës.
Gialorosët vazhdojnë të mbeten në pozitën e dytë me 65 pikë, një më pak se Interi që shënoi fitore bindëse me rezultat 3-0 në fushë të vet ndaj Bolognas.
Milani, që shënoi fitore 3-2 në fushë të Cagliarit, po ashtu ka mbetur në garë për titull me dy pikë më pak se Roma dhe tre më pak se Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...