Malouda lojtari më i mirë i muajit mars në PL
Florent Malouda është emëruar Lojtarë më i Mirë i muajit mars në Ligën Premier, ndërsa Trajneri më i Mirë është zgjedhur edhe një herë David Moyes.
Francezi ka shënuar plot pesë gola dhe ka ndihmuar me tre asistime gjatë katër ndeshjeve të Ligës Premier në muajin e kaluar, duke çuar në 13 numrin e përgjithshëm të golave të tij këtë sezon.
Kjo është hera e parë që Malouda, i cili ka 51 paraqitje me kombëtaren e Francës, fiton çmimin e Lojtarit më të Mirë që kur iu bashkua Chelseat nga Lyoni gjatë verës së vitit 2007.
Menaxheri më i Mirë i muajit është zgjedhur ai i Evertonit, David Moyes, pasi ekipi i tij mbeti i pamposhtur gjatë marsit. Evertoni fitoi tre ndeshje dhe barazoi në dy.
Për Moyes ky ishte shpërblimi i shtatë që kur ai ka kaluar në Goodison Park në vitin 2002 dhe i dyti këtë sezon.
Category: Futboll
0 Komente