NBA: Hawks shënon fitoren e 50-të të sezonit

dardanmiftari | Saturday, April 10, 2010 | 0 Komente

Atlanta Hawks ka shënuar fitoren e 50-të të sezonit për të parën herë në 12 vitet e fundit, pasi mposhti Toronto Raptors me rezultat 107-101.
Jamal Crawford ka shënuar 25 pikë për Atlantan që ka 29 humbje këtë sezon. Hawks nuk kanë fituar 50 ndeshje për sezon që nga ai i viteve 1997-98.
Humbja ishte e katërta radhazi për Raptors, të cilët janë duke luftuar për pozitën e tetë në Konferencën Lindore, pozita e fundit që dërgon në play-off. Chicago Bulls tash është barazuar me Raptors, pasi shënoi fitore 127-116 në kohën e dyfishtë shtesë ndaj New Jersey Nets.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...