Preziosi: E refuzova Messin

dardanmiftari | Wednesday, April 07, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka zbuluar se ai ka mundur ta transferojë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, kur ai ishte vetëm 14 vjeçar, por ai e refuzoi atë kur ishte president i klubit Como.
Paraqitja fenomenale e Messit ndaj Arsenalit e ka bërë Preziosin të pendohet që nuk e transferoi si adoleshent.
“Kur isha president i Comos kam mundur ta transferoj Messin. Ai ishte 15- vjeçar dhe unë e refuzova atë. Ne e kemi ndjekur atë nga mosha 14- vjeçare kur ai ishte një fenomen i vërtetë”.
“Por ne nuk e transferuam atë për shkak të disa gjërave që nuk shkonin si duhet te Como. Shpeshherë bëni gabime të mëdha, por s’ke çfarë të bësh”, deklaroi Preziosi për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...