Ballack dëshiron vazhdimin e kontratës para Botërorit

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Michael Ballack synon të sigurojë kontratën e re me Chelsean para se të fillojë Kupa Botërore, Afrika e Jugut 2010.
Mesfushori gjerman do të jetë pa kontratë gjatë kësaj vere dhe ende po diskuton vazhdimin e saj me kampionin e ri të shpallur të Ligës Premier. Klubi më herët gjatë javës bëri të ditur se nuk do të ketë negociata deri pas fundit të finales së Kupës FA që Chelsea e zhvillon të shtunën kundër Portsmouth.
“Roman Abramovich do të zhvillojë diskutime për kontratat sapo të përfundojë sezoni. Nuk dua ta gjykoj këtë dhe duhet ta pranoj. Por gjithçka bëhet më e vështirë me kalimin e kohës”, ka thënë Ballack.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...