Wenger: Do ta përforcoj mbrojtjen

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, synon të përforcojë mbrojtjen gjatë kësaj vere, pasi ka thënë se paraqitjet e ekipit të tij në mbrojtje kur pranoi 41 gola në ligë këtë sezon, kanë qenë ‘mesatare’.
Dështimi për të triumfuar në garat vendore dhe eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Barcelona këtë vit, do të thotë se Arsenali tashmë ka mbledhur pesë sezone pa fituar trofe.
“Nëse e ndani sezonin në dy – në sulm kemi qenë shumë të mirë, por në mbrojtje kemi qenë mesatar. Kur pranoni 40 gola, nuk e fitoni kampionatin dhe dua ta korrigjoj këtë”.
“Mënyra ime e punës këtë verë do të jetë të vazhdoj ta përmirësoj sulmin, të shtoj një lojtarë, dhe të përforcoj më shumë mbrojtjen e ekipit tonë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...