Drogba do ta mirëpresë Torresin në Chelsea

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai do të dëshironte që Fernando Torres të arrijë në Stamford Bridge.
Drogba, i cili fitoi këpucën e artë këtë sezon, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyeshme me partnerin tij të sulmit, Nicolas Anelka, por nuk e ka fshehur dëshirën se dëshiron ta shohë Torresin si partner.
“I kam dëgjuar zërat se Torres mund të arrijë dhe do t’i dëshiroja mirëseardhje. Gjithmonë kur vjen një futbollist i ri, kjo e bën ekipin edhe më të madh dhe na jep më shumë fuqi. Nëse ai ka shans të vijë këtu, do të jetë i mirëseardhur, pasi çdo ndihmë është e mirëseardhur”, ka thënë Drogba.
Drogba ka shënuar 84 gola në Ligën Premier në 166 paraqitje me Chelsean. Këtë sezon ai shënoi 29 vetëm në Ligën Premier, tre prej të cilave në ndeshjen e fundit të ligës, kur Chelsea shkatërroi Wiganin me rezultat 8-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...