Mancini: City do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata do të luftojnë për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.
“Ne përfunduam në pozitën e pestë këtë sezon por po, është e mundshme të dalim mbi të gjitha këta ekipe të cilat kanë përfunduar mbi ne. Këtë sezon e kemi mposhtur Chelsean dy herë, kemi barazuar me Liverpoolin dy herë dhe kemi mposhtur Arsenalin”.
“Kemi humbur nga Tottenham dhe Manchester United, por ishim gjithmonë në të njëjtin nivel. Këta janë top ekipet të cilat kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, por ne ishim më të fuqishëm kundër tyre dhe ishim të gatshëm të arrijmë mentalitetin e tyre. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...