Dy planet e Barcës për Fabregasin

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Barcelona ka hartuar dy plane për të arritur transferimin e Cesc Fabregasit nga Arsenali.
Sport shkruan se Barca do të intensifikojë përpjekjet për transferimin e spanjollit javën e ardhshme, menjëherë pas përfundimit të sezonit në La Liga.
Barcelona dëshiron të ofrojë 40 milionë funte për kapitenin e Topçinjve. Sidoqoftë, kjo ofertë do të binte shpejtë në ujë, kur dihet se oferta fillestare duhet të jetë 50 milionë funte, aq sa kërkojnë drejtuesit në Emirates.
Plani B është të bëjë ofertë në formë të hollash plus një lojtar për Fabregasin. Barcelona është e gatshme të japë 25 milionë euro plus Yaya Touren për asin e Topçinjve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...