Maxwell mungon tri javë
Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Maxwell, do të mungojë për tri javë për shkak të dëmtimit muskulor të pësuar në takimin përballë Sevillas.
Marca njofton se braziliani ka një çarje në kofshën e tij të majtë, lëndim që kërkon së paku tri javë për t’u sanuar. Ky lëndim, do ta mbajë brazilianin jashtë aksionit në sfidën e javës së fundit ndaj Valladolidit.
Lëndimi i Maxwellit koincidon me rikthimin e Eric Abidalit nga një lëndim gjashtëjavor. Francezi pritet ta zëvendësojë Maxwellin në ndeshjen e të dielës ndaj Valladolidit në Camp Nou.
Category: Futboll
0 Komente