Evra: Ia dhuruam titullin Chelseat

dardanmiftari | Tuesday, May 11, 2010 | 0 Komente

Patrice Evra thotë se lojtarët e Manchester Unitedit ia kanë dhuruar Chelseat titullin e Ligës Premier, pasi që, sipas tij, ishin pikërisht Djajtë të Kuq ata që bënë gabimet gjatë sezonit.
“Përgëzime për Cheslean. Nëse e fiton kampionatin është sepse vërtetë e ke merituar. Por, unë ndjej se ne ua dhamë atyre titullin. Ne humbëm shumë ndeshje. Ne nuk është dashur të pësojmë ndaj Chelseat në shtëpi. Një barazim do të ishte më i mirë, ndërsa më pas humbëm pikë edhe ndaj Blackburnit”.
“Më pas ne luajtëm në mënyrë fantastike, sepse mposhtëm Manchester Cityn dhe Tottenhamin, ndërsa këto nuk ishin ndeshje të lehta, ashtu si ndaj Sunderlandit dhe Stokes”.
“Por, shtatë ndeshjet e humbura u dëshmuan të jenë shumë. Që në fillim të sezonit ne humbëm ndaj Burnleyt dhe ne nuk është dashur të pësojmë në atë takim. Unë e përsëris se kur nuk dal i pari, them se nuk kam luajtur mirë për Unitedin. Kur luani për këtë klub, gjithmonë duhet të fitoni”, deklaroi Evra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...