Valdano: Messi të mos e ketë zili Maradonan

dardanmiftari | Tuesday, May 11, 2010 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka arsye për ta pasur zili Diego Maradonan para fillimit të Kampionatit Botëror.
Valdano ishte fitues i Kupës së Botës në viti 1986 me Argjentinën, së bashku me Maradonan, ndërsa ai është i bindur se Messi mund të rigjejë formën më të mirë në kombëtare, gjatë Botërorit të këtij viti.
“Messi sot është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, ashtu siç ishte Maradona në të kaluarën. Messi ka një dekadë kohë për të dëshmuar aftësitë e tij dhe për të zënë një vend në historinë e futbollit”.
“Messi tashmë ka shënuar numrin më të madh të golave për Barcelonën, ku çdo ditë e më tepër po lëviz më lirshëm, duke marrë topin me frekuencë të lartë, ndërsa kjo mund të ndodhë edhe në Botërorin e këtij viti. Tani për tani, ai nuk ka arsye që ta ketë zili Maradonan apo këdo tjetër”, potencoi Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...