Fabregas: Do të shkoj te Barcelona

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Edhe pse menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe vetë Cesc Fabregas kanë mohuar një largim të mundshëm të spanjollit nga Emirates, është lojtari ai që i ndez spekulimet, duke pranuar se nëse largohet nga Topçinjtë dëshiron të transferohet te Barcelona.
“Nëse vendos të largohem nga Arsenali, atëherë unë do ta vesh fanellën e Barcelonës. Se kur do të ndodhë kjo, nuk e di. Jam shumë i lumtur tek Arsenali. Nuk po nxitoj të largohem nga klubi”.
“Unë dua të marr një vendim për të ardhmen para fillimit të Botërorit. Është e pamundshme të fokusohesh plotësisht në një garë të tillë, kur nuk je i përqendruar në aspektet e lojës. Nuk dua të pengohem nga spekulimet e tregut të transferimeve”.
“Barcelona po vazhdon ende garën për titull në La Liga, ndërsa unë jam ende lojtar i Arsenalit. Do të ishte mungesë respekti të flisja për një transferim që tani. Asnjë kandidat për postin e presidentit të Barcelonës nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Fabregas për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...