Maradona: Nuk pendohem për zgjedhjet

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, nuk pendohet aspak për mohimin e shërbimeve të dyshes së Interit, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti, ndërsa është i nervozuar me ata që e kishin vënë në pikëpyetje skuadrën e zgjedhur nga ai.
“Më vjen keq vetëm për Fernando Gagon. Ai ishte njëri prej djemve të mi, por ai luajti shumë pak këtë vit dhe ky është shkaku pse nuk e ftova”.
“Nuk ka asgjë të çuditshme dhe asgjë për t’u sqaruar për mosthirrjen e Javier Zanettit. Kjo ishte e vendosur që moti. Sa për Cambiasson, është tregim i njëjtë”.
“Unë do të mbes përzgjedhës i Argjentinës, sepse që nga koha kur unë erdha në krye të detyrës, unë e bëra një plan, jo vetëm për Botërorin, por edhe për Copa America ”, përfundoi Maradona.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...