Interi nuk lëshon pe
Kampioni italian në fuqi ka shënuar fitore prej 2-0 në derbin e javës së 36-të përballë Lazios në Olimpico, për të vazhduar qëndrimin në krye të Serie A, dy javë pa përfunduar kampionati.
Një top të mirë nga Wesley Sneijder e shfrytëzoi mbrojtësi Walter Adrian Samuel për të mposhtur portierin Muslera në fund të pjesës së parë (45’+1).
Ndërsa njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Thiago Motta dyfishoi epërsinë e mysafirëve pas një krosimi nga këndi të Maicon.
Pas kësaj fitoreje, Interi mban kreun e Serie A me dy pikë më shumë se Roma, dhe vështirë se do të bëjë ndonjë gabim në dy ndeshjet e mbetura kundër Chievos dhe Sienas.
Category: Futboll
0 Komente