Walter Samuel dhe Cristian Chivu festojnë golin e parë
Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka publikuar listën preliminare të skuadrës së përbërë prej 29 lojtarësh, duke bërë disa zgjedhje shokuese.
Përkundër formës së tyre fantastike, Antonio Cassano dhe Fabrizio Miccoli janë lënë befasisht jashtë formacionit të Botërorit nga Lippi. Jashtë kësaj liste është edhe Mario Balotelli që edhe ashtu nuk ishte pritur të luante në Botëror pas telasheve të fundit me klubin e tij.
Lojtarët e kësaj liste do të stërviten së bashku nga e hëna deri të mërkurën në qendrën sportive ‘Borgesiana’ në Romë. Për shkak të finales që do të zhvillohet të mërkurën mes Interit dhe Romës, personeli që duhej të zgjidhej nga Lippi prej këtyre dy skuadrave është lënë përkohësisht mënjanë.
Portierët: Buffon, Marchetti, De Sanctis, Sirigu
Mbrojtësit: Bocchetti, Bonucci, Fabio Cannavaro, Cassani, Chiellini, Criscito, Grosso, Legrotaglie, Maggio, Zambrota
Mesfushorët: Camoranesi, Candreva, Cossu, Gattuso, Marchisio, Montolivo, Pepe, Palombo, Pirlo
Sulmuesit: Borriello, Di Natale, Gilardino, Pazzini, Iaquinta, Quagliarella
Category: Futboll
0 Komente