Milan shënon fitore minimale
Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në San Siro kundër Fiorentinas, ndeshje e cila përfundoi me rezultat në fund 1-0.
Në pjesën e parë asnjëri prej dy ekipeve nuk shënoi në portat kundërshtare dhe skuadrat shkuan në pushim duke pritur instruksionet nga trajnerët përkatës për ndryshimin e rezultatit në pjesën e dytë.
Në minutën e 75′ Leonardo inkuadron Mancinin dhe Inzaghin. Inzaghi në bashkëveprim me Borriellon fitojnë në penalti, të cilën Ronaldinho e konverton në gol.
Pak para fundit të ndeshjes, Ambrossini ndëshkohet për herën e dytë duke u përjashtuar nga loja, kurse Fiorentina kishte disa gjuajtje të lira të cilat nuk arriti t’i shfrytëzonte me sukses.
Me këtë fitore Milan përforcon pozitën e tretë me 67 pikë, kurse Fiorentina pozicionohet e dhjeta në tabelëm e 46 pikë.
Category: Futboll
0 Komente