Mourinho do ta rinovojë kontratën?

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Interi raportohet se është shumë pranë zgjatjes së kontratës me trajnerin aktual Jose Mourinho, me qëllim që ta mbajë atë sa më larg interesimit të Real Madridit.
Il Corriere dello Sport shkruan se Massimo Moratti është i gatshëm të shpenzojë për të zgjatur marrëveshjen me strategun portugez deri në vitin 2013. Këtu do të përfshihej edhe rritja e pagës së Mourinhos me bonuset shtesë.
Sidoqoftë, nëse Mourinho vendos të largohet në fund të sezonit, ai mund ta shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që në rast të largimit të tij do ta dënonte atë me 7 milionë euro.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello dhe ai i Catanias, Sinisa Mihajlovic, janë lidhur me një kalim te Interi nëse Mourinho do të kalojë në Bernabeu te Real Madridi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...