Mourinho i dërgon ultimatum Realit?

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Gjasat që Manuel Pellegrini të mbetet trajner i Real Madridit po zvogëlohen dita ditës, me AS dhe Marca që citojnë El Larguero të ketë raportuar se Jose Mourinho i ka dërguar një ultimatum Real Madridit.
“Nëse më dëshironi në pankinë, duhet të më tregoni që tani”, thuhet të jetë ultimatumi i Mourinhos dërguar Florentino Perezit, sipas El Larguero.
Mourinho shpreson që marrëveshja të nënshkruhet hiç më larg se javën e ardhshme, pak orë pasi të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, ndërsa pak rëndësi ka nëse Interi i fiton të tre titujt.
Mourinho është nën kontratë me Interin deri në vitin 2012 dhe ka një klauzolë prej 7 milionë eurosh në kontratën e tij. I pyetur nëse ai do të vazhdonte të ishte drejtues i pankinës Nerazzure, ‘I Veçanti’ u përgjigj: “Interi po ecën tani vet. Ata mund të ndryshojnë trajnerin, lojtarët dhe të vazhdojnë të ecin përpara”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...