NBA: Cleveland afër eliminimit nga Boston

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Boston Celtics ka shënuar fitore 120-88 ndaj Cleveland Cavaliers në ndeshjen e pestë mes tyre për ta afruar këtë ekip një ndeshje larg eliminimit, që mund të përcaktojë edhe qëndrimin ose jo në ekip të lojtarit më të mirë, LeBron James.
James u zgjodh MVP i këtij sezoni dhe do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni dhe shumë ekspertë mendojnë se një eliminim në këtë rund mund ta detyrojë atë të ndërrojë ngjyrën e veshjes për sezonin e ardhshëm.
Ray Allen shënoi 25 pikë për Bostonin, derisa James shënoi 15 pikë duke shënuar vetëm tre nga 14 tentimet nga loja e hapur.
Ndeshja e gjashtë do të mbahet të enjten në Boston, ku vendasit do të kenë avantazhin 3-2 dhe mund të kualifikohen në finale nëse shënojnë fitore. Fituesi i kësaj serie në finalen e Lindjes do të përballet me Orlando Magic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...