Forlan i gatshëm ta heshtë Fulhamin

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, dëshiron t’i vazhdojë performancat e tij gola-shënuese kundër klubeve angleze edhe në ndeshjen e sotme finale të Europa League kundër Fulhamit.
Ish-sulmuesi i Manchester United është i ngazëllyer që ka shënuar në secilën ndeshje gjysmëfinale kundër Liverpoolit.
“Të shënosh gola gjithmonë është diçka e këndshme. Të shënoja kundër Liverpooli ka qenë bukur pasi jam një fans i Manchester United. Por nëse shënoj kundër Fulhamit kjo do të thotë më shumë. Dhe do të dal në fushë dhe do të përpiqem të shënoj dhe të fitoj kupën”.
“Jam sulmues dhe do të përpiqem të shënoj, por gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë. Ne dëshirojmë të fitojmë dhe të bëhemi kampionë. Kam imagjinuar duke fituar kupën dhe e kam fotografinë në mendje”, ka thënë Forlan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...