Ronaldo i kënaqur me sezonin, por dëshiron titullin

dardanmiftari | Wednesday, May 12, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo është i kënaqur me sezonin e tij të parë në Real Madrid, edhe pse është ca i shqetësuar nga mundësia për të mbetur pa trofe në fund të sezonit.
Megjithatë, ish-ylli i Manchester United refuzon të dorëzohet dhe ende shpreson se mund të shpallet kampion këtë vikend.
“Vërtet jam kënaqur gjatë këtij sezoni, por ende nuk e kam fituar titullin. Jam shumë i lumtur këtu në Madrid dhe kolegët e mi më kanë ndihmuar shumë. Pa ekipin, nuk mund të fitoni asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i bindur se do të fitojmë shumë tituj në të ardhmen”.
“Ky sezon është shumë i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Matematikisht kjo është e mundshme. Ne duhet të fitojmë në Malaga dhe të shohim çfarë do të ndodhë me Barcelonën. Duhet të shpresojmë”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...