Pellegrini: Dështimi në La Liga, dënim
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka folur për mundësinë që skuadra e tij të dështojë në La Liga, duke thënë se kjo gjë do të ishte një dënim për madrilenët, por realitet.
“Për Barcelonën dhe për ne, të përfundojmë sezonin pa asnjë titull është dënim i rëndë. Teorikisht, për neve është më vështirë, sepse ne nuk e fituam atë vitin e kaluar. Ne shpresojmë se forma që kemi shfaqur në La Liga do të na shpjerë deri te titulli”, tha kiliani.
Në fund të konferencës për shtyp, Pellegrini shtoi se ndeshja e të mërkurës ndaj Mallorcas, është më e vështira nga të gjitha ndeshjet e mbetura. Mallorca është në pozitën e katërt dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, kur dihet se klubi nga ishulli është pothuajse i pamposhtshëm në shtëpi.
Category: Futboll
0 Komente