Van Gaal: Holanda meriton notën 9
Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, e ka vlerësuar me notën 9 (nga 10) paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Tulipanët kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet në Grupin D dhe padyshim se diçka e tillë e gëzon trajnerin.
Në përballjen e fundit ata mposhtën Turqinë (2-0) me golat e Wesley Sneijder dhe Arjen Robben
“Jam krenar me skuadrën time. Nuk ka shumë skuadra që vijnë këtu dhe e kanë të lehtë. Dëshiroj që të kishim shënuar më shumë, sidomos pas pushimit”.
“Nuk them që e meritojmë një 10 të përsosur për këtë fushatë, sepse barazuam një herë, por mendoj se paraqitjet tona e meritojnë një nëntë”, ka thënë ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut për SBS6. /Telegrafi/
Category: Futboll
0 Komente