Ranieri: Presim deri në fund

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Roma ka arritur të shtyjë festën e Interit, kur riktheu në mënyrë sensacionale rezultatin, ndërsa trajneri Claudio Ranieri nuk humb shpresat një javë para fundit të Serie A.
“Ne duhet të vazhdojmë kështu deri në fund. Interi është rival stratosferik, por ne bëmë mirë që i kemi detyruar të luftojnë deri në javën e fundit”.
“Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si është përgjigjur sot në fushë Francesco Totti, pas reagimeve dhe gabimeve gjatë finales në Coppa Italia”, u shpreh Ranieri.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për kritikat e Mourinhos që tha se Ranieri u dha lojtarëve të shikojnë filmin “Gladiatori”, për shkak të agresivitetit të tyre, Ranieri në mënyrë ironike u përgjigj: “Ua kam dhënë filmin ‘Donald Duck’”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...