Zamparini: Palermo do të luajë në LK

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ende mendon se skuadra e tij do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, përkundër faktit se një javë para fundit, Palermo ka një pikë më pak se Sampdoria.
“Unë po ndjehem mirë pas këtij rezultati dhe jam i bindur se ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Është barazim i mirë dhe rezultat i drejtë për ne”.
“Shumë ka qenë në lojë sot për të parë një takim të mirë. Jam i bindur se Sampdoria do të barazojë me Napolin dhe ne do ta mposhtim Atalantën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, tha Zamparini pas takimit Palermo-Sampdoria që përfundoi me barazim.
Me që jemi te Atalanta, kjo e fundit tashmë ka ‘siguruar’ kalimin në një rang më të ulët, Serie B.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...