Terry: U frikësova për Botëror
John Terry do të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup që zhvillohet të shtunën në Wembley, ndërsa konfirmohet pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror, pas alarmit të rrejshëm dje (e mërkure), kur u pohua se Terry theu ashtin metatarzal.
“Jam 100% i gatshëm. Unë shkova të ekzaminohem dhe pata vërtet dhimbje të mëdha, mirëpo pas disa orësh u çlirova dhe tani jam më mirë. Nuk ka thyerje, asnjë ligament të dëmtuar, vetëm një gërvishtje e vogël në këmbë”.
“Unë jam frikësuar se do të mund të mungoja në Botëror, por fatmirësisht do të jem i gatshëm”, deklaroi Terry.
Category: Futboll
0 Komente