Tetë lojtarë do largohen nga Arsenali

dardanmiftari | Thursday, May 13, 2010 | 0 Komente

Andrei Arshavin Andrei Arshavin dhe Gael Clichy janë në krye të listës prej tetë lojtarëve që pritet të largohen gjatë verës nga Emirates.
William Gallas, Tomas Rosicky, Eduardo, Philippe Senderos, Mikael Silvestre dhe Fran Merida gjithashtu dëshirojnë largimin nga Emirates, ndërsa kjo është vetëm çështje kohe.
Përkundër faktit se Wenger dëshiron t’u ofrojë që të gjithëve kontrata të reja, duket se nuk ka gjë që mund t’i bindë lojtarët të largohen. Rast konkret është Andrei Arshavin që publikisht ka pranuar se dëshiron të largohet nga Arsenali për të shkuar te Barcelona.
Kjo për shkak se rusi nuk është i kënaqur me përparimin e klubit nga Emirates dhe për shkak të taksës prej 50% nga paga e tij javore prej 70 mijë funtesh.
Megjithatë, nga shtabi i Arsenalit pritet merkato e nxehtë, si nga ana e të larguarve, ashtu dhe nga ana e atyre që pritet të sillen nga Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...