Villarreali fiton derbin përballë Valencias

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Autori i golit të parë Giuseppe Rossi Edhe pse me dy lojtarë më pak në fushë, Villarreali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në El Madrigal duke mposhtur Valencian me rezultat 2-0, për t’iu afruar edhe pozitës që dërgon në Europa League.
Derbi i dytë i La Ligës, u vulos që në pjesën e parë. Sulmuesi italian Giuseppe Rossi u gjend mirë pas një asistimi nga Edgar Cani duke hapur rezultatin pas vetëm 11 minutash lojë.
Nuk zgjati shumë dhe Angel asistoi për Llorenten, i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin 2-0 ekipit vendas duke vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të takimit (19’).
Valencia nuk ishte në gjendje të bëjë diçka më shumë në këtë sfidë, përkundër faktit se Villareali luajti me dy lojtarë më pak një pjesë të konsiderushme të takimit pas dy përjashtimeve të shpejta të Llorentes (72’) dhe Joan Capdevilas (73’).
Valencia ka siguruar pozitën e tretë dhe kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve disa xhiro më parë, ndërsa një javë pa përfunduar Kampionati spanjoll Villareali po lufton ‘kokë më kokë’ me Getafen për pozitën që dërgon në Europa League, pasi që të dyja ekipet kanë nga 55 pikë, por me Getafen që ka golaverazh më të mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...