West Hami shkarkon Zolan
Siç edhe pritej, ekipi i West Ham United ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me menaxherin Gianfranco Zola.
Për të ardhmen e italianit është folur në pjesën e dytë të sezonit, gjatë të cilës klubi londinez luftoi për mbijetesë në Ligën Premier. Tash pas fundit të sezonit, kur çekanët siguruan mbijetesën në elitën e futbollit anglez, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë menaxherin.
“West Ham United mund të pohojë se është prishur marrëveshja me Gianfranco Zolan. Bordi i drejtuesve dëshiron ta falënderojë Zolan për ndihmën e tij dhe t’i dëshirojë atij më të mirat në të ardhmen.
“Klubi tash do të kthejë fokusin kah gjetja e zëvendësimit të tij. Klubi nuk do të komentojë rreth kësaj”, thuhet në deklaratën e West Hamit.
Category: Futboll
0 Komente