Zyrtare: Prandelli trajneri i ri i Italisë

dardanmiftari | Sunday, May 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, ka arritur marrëveshje me federatën italiane të futbollit (FIGC), për të zëvendësuar Marcello Lippin në postin e trajnerit të kombëtares italiane, pas Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Prandelli do të jetë trajner i Italisë për katër vite”, ka thënë një zëdhënës i Federatës Italiane të Futbollit, duke sqaruar se akordi është arritur mes Prandellit dhe presidentit të FIGC, Giancarlo Abete.
“Prandelli do të prezantohet zyrtarisht si përzgjedhës i Italisë pas Kampionatit Botëror”, shtoi zëdhënësi.
Detajet financiare dhe përbërja e stafit të Prandellit pritet të publikohen së shpejti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...