Albertini: Italia është favorite
Zëvendëspresidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Demetrio Albertini, ua ka tërhequr vërejtjen kritikuesve që nuk e përfshijnë Italinë në rrethin e favoritëve, se kombëtarja Azzure është e aftë të mbrojë titullin kampion bote.
Albertini që ishte pjesë përbërëse e skuadrës së Botërorit 1994, thotë se Botërori do të jetë i suksesshëm për Azzurët.
“Është një grup i madh i favoritëve në Afrikën e Jugut, por Italia është gjithashtu në atë grup. Ky grup i Italisë e filloi këtë udhëtim dy vite më parë dhe ata kanë potencialin për të luajtur mirë, përkundër këtij skepticizmi në start”, deklaroi Albertini.
Category: Futboll
0 Komente