Behrami: Ma shkatërruan Botërorin
Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka pranuar se ishte befasuar me vendimin skandaloz të gjyqtarit Khalil Al-Ghamdi, që e përjashtoi atë me karton të kuq në minutën e 30-të të sfidës së humbur ndaj Kilit me rezultat minimal 1-0.
“Tani ndjehem sikur më është shkatërruar Botërori. Një sezon i tillë, është e pabesueshme. Kartoni i kuq më befasoi, sepse është normale të kesh kontakt në futboll. Lëvizja ime nuk kishte për qëllim që të dëmtonte apo t’i bënte diçka lojtarit kundërshtar. Unë vetëm desha ta mbroj topin, siç kam bërë çdo herë. Është e pabesueshme për mua”.
“Nuk e di se me sa ndeshje moslojë do të më dënojnë. Nëse është një, në rregull. Nëse nuk është një, atëherë do të bëj diçka”, theksoi i nervozuar Behrami, duke shtuar se ai është 100% i sigurt se vendimi është i padrejtë.
“Pasi panë çfarë ndodhi, bashkëlojtarët u ndjenë keq për mua. Natyrisht se isha i befasuar. Nuk mund të besoja se më dha karton të kuq për atë, dhe gjithashtu, çfarë mund të them është se, lojtari i Kilit, ka pasur shumë njerëz përreth për të simuluar në atë mënyrë. Ai ndoshta vetëm e preku dorën time dhe nuk mund të simuloni në mënyrë të tillë. Natyrisht, ne do të kualifikohemi sepse e meritojmë dhe pas këtij vendimi meritojmë edhe më shumë. Do të na kthehet për të mirë”, deklaroi Behrami për Goal.com.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente