Bradley i kënaqur me barazimin

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

SHBA-të kanë arritur të barazojë rezultatin në mënyrë sensacionale në takim ndaj Sllovenisë, në ndeshjen më të mirë deri tani në këtë Botëror, ndërsa pas takimit përzgjedhësi amerikan, Bob Bradlay, u shpreh të jetë i kënaqur me mënyrën se si luftoi ekipi i tij.
“Edhe njëherë mendoj se ky ekip shfaqi shpirtin e vet luftarak. Komplimentet duhet t’u shkojnë të gjithë lojtarëve. Ne ende kemi mundësi për t’u kualifikuar më tej”.
“Sa për golin e djalit tim (Michael Bradley, i cili shënoi golin e barazimit), natyrisht emocionoheni si trajner. Për mua, po, unë isha i lumtur si baba ashtu dhe si trajner”, deklaroi Bradley.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...