Gerrard: Nuk ishim të mirë

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ka thënë se ekipi nuk është i kënaqur me paraqitjen e treguar në fushë, pas barazimit skandaloz ndaj Algjerisë.
“Çfarë na mungoi? Goli. Ne nuk jemi të kënaqur me paraqitjen, na duhet më shumë, ne duhet të qëndrojmë në këtë kampionat deri në fazat përfundimtare, por duhet të përmirësohemi. Ne nuk ishim mjaft të mirë në fund të ndeshjes për të siguruar fitoren”.
“Ne nuk ishim mjaft agresivë, ne kurrë nuk e fituam topin në kohën e duhur dhe nuk patëm vullnet në fund të ndeshjes. Nuk duhet të fajësojmë presionin mbi ne, nuk ka falje. Ne e dimë se duhet ta kryejmë punën dhe e dimë se në ndeshjen e fundit do ketë edhe më shumë presion”.
“Por, të luajmë në këtë nivel, duhet të dimë se si të merremi me presionin, nëse luajmë nën të. Në asnjë moment nuk ishim në nivel, nuk ishim mjaft të mirë. Ne duhet ta mposhtim Slloveninë. Natyrisht, ata janë për çdo lëvdatë. Kjo është finalja e tyre e Botërorit dhe ata arritën të na nxjerrin një barazim. Por, duhet të shikojmë veten”, deklaroi Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...