Capello: Do ta ndryshoj ekipin

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Anglia barazoi pa gola me njërën nga përfaqësueset jofavorite të Kampionatit të sivjetmë Botëror, Algjerinë, kurse trajneri Fabio Capello shfaqi vendosmëri pas ndeshjes duke thënë se do të bëjë ndryshime për takimin e fundit të fazës grupore, kur Tre Luanëve u kryen punë vetëm fitorja.
“Ekipi nuk luajti me shpirtin që më pëlqen. Unë mund të bëj ndryshime, unë do të tentoj të bëj diçka më ndryshe. Ne nuk e fitonim topin me shpejtësinë e duhur. Ne luajtëm pa presion. Ne nuk luajtëm mirë. Ne humbën pasime të lehta. Ne duhet të luajmë një lojë tjetër dhe shpresojmë se do jemi të kënaqur”.
“Nuk e di nëse është presion apo vetëm një moment jo i mirë. Nuk ishte ekipi i njëjtë që njoh, ekipi që e njoh unë kur ne stërvitemi. Ndoshta për shkak të presionit. Shpresoj se nuk është në pyetje frika. Nuk do jetë e vështirë ta ngre ekipin. Do jetë rasti i fundit për kualifikim. Lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë”, deklaroi pas ndeshjes Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...